Abdixhiku: Vota e PPE pro Kosovës, thirrje për të mbështetur shtetit tonë - FOTO

Abdixhiku: Vota e PPE pro Kosovës, thirrje për të mbështetur shtetit tonë - FOTO

14:50, 01/06/2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ndodhet në Kongresin e PPE në Rotterdam, ka shprehur mirënjohjen e vendit të tij për të gjithë ata anëtarë që votuan pro rezolutës për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Abdixhiku shkroi në Fb:

"PPE në mbështetje të Kosovës.

Në ditën e dytë të Kongresit të PPE, me sponzorizimin e partisë më të madhe austriake, Die Volkspartei (ÖVP) partisë së kancelarit austriak, Karl Nehammer, u votua rezoluta në mbështetje të liberalizimit të vizave të Kosovës.

Me votat dërmuese të delegatëve të PPE dhe me miratimin edhe të partive tona simotra që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, rezoluta bën thirrje për mbështetjen e shtetit tonë dhe qytetarëve tanë në këtë të drejtë bazike dhe tashmë të vonuar.

Falënderoj Partinë Popullore të Austrisë (ÖVP), në veçanti Sekretaren për Marrëdhënie me Jashtë, Monika Reiner dhe eurodeputetin Lukas Mandl për sponsorizimin e kësaj rezolute dhe përkushtimin e vazhdueshëm që tregojnë për Kosovën.

Falënderoj poashtu dhe Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të EPP-së, Patrick Voller në sigurimin e mbështetjes së nevojshme. Faleminderit gjithë ekipit të LDK të angazhuar në këtë proces."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco