Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e këtyre dy të arratisurve

Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e këtyre dy të arratisurve

11:19, 18/05/2022

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të kapur dy persona me të kaluar kriminale, përsëritës, të cilët i janë arratisur drejtësisë.

Në njoftimin e publikuar sot jepen emrat dhe fotot e tyre.

“Policia në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë për publikimin e fotografive të personave me qëllim lokalizimin e tyre, lëshon një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personat e dyshuar janë:  Xhevat Hamit Thaqi, lindur më 9.5.1975 nga Guri i Kuq –Rahovec me banim ne rrugën "Mithat Frashëri Nr.257 në Gjakovë i identifikuar me numër personal 1013426917.

Safet (Sadri) Gashi, lindur më 8. 5.1986 me banim në rrugën Bajram Curri në Gjakovë i identifikuar me numër personal 1232695648.

Lidhur me rastin penal “Kanosje” pranë Sektorit te Hetimeve Rajonale ne Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ne lidhje me rastin në fjalë.

Këta persona me veprimet e tyre të kundërligjshme kanë kanosur zyrtarin policor dhe me pas janë larguar në drejtim te panjohur.

Janë kërkuar në shtëpitë e tyre dhe disa lokacione dhe iu është dërguar ftesa nga ana e njësitit të hetimeve, por nuk i janë përgjigjur ftesës së Policisë.

Te dyshuarit në fjalë të cilët janë në kërkim nga ana e Policisë se Kosovës janë recidivistë me të kaluar kriminale.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar te paraqitur në fotografitë e bashkangjitura, të lajmërojnë Policinë e Kosovës Gjakovë apo stacionin më të afërt policor.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco