Partia e Albin Kurtit zemërohet keq me 'drejtësinë e kapur' që ia dënoi me 3 vjet burg deputeten

Partia e Albin Kurtit zemërohet keq me 'drejtësinë e kapur' që ia dënoi me 3 vjet burg deputeten

14:14, 17/05/2022 Nga A.Z

Gjykata Themelore në Prizren të martën  ka dënuar deputeten e LVV-së, Jetmire Vrenezi dhe ish-drejtorin e Inspektoratit në Prizren, Islam Thaqin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ndaj tyre u dha dënimi me nga 3 vite burg dhe dy mijë euro gjobë, raporton Syri.net Kosova. 

Lexo: Kush është deputetja e Vetëvendosjes, që u dënua me 3 vjet burg?

Të akuzuarit tjerë në këtë rast, Egzona Morina Thaçi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipron Krasniqi janë liruar nga akuzat.

Kjo ngriti reagime të mëdha nga përkrahësit e VV-së.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka përdorur një thënie të aktivistit të parë afrikano-amerikan për të drejtat civile në SHBA, Martin Luther King në reagimin e tij ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren, e cila ia dënoi me nga tri vjet burgim dy kolegët e tij, raporton Syri.net Kosova. “Padrejtësia diku është rrezik për drejtësinë kudo!”, ka shkruar Abrashi, ish-kryesues i Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Postimi i plotë:

Më tej për këtë reagoi edhe ish kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. Në një shkrim llogarinë e tij në Facebook, Haskuka ka thënë se nga sot rrënimi i objekteve pa leje në Kosovë duhet të trajtohet si “keqpërdorim detyre”, raporton syri.net Kosova.

Ai përmendi Vettingun, që sipas tij duhet t’i jepet prioritet. “Kosova vend i çudirave  .Vettingu në drejtësi prioritet mbi prioritet”, tha Haskuka.

Postimi i plotë:

Reagim për këtë pati edhe asambleistiti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemit. Sipas Azemit shteti po vazhdon të jetë i kapur e që këtë sipas tij duhet luftuar ende. ‘Por dënohen ata që mbrojtën pronën publike. Shteti vazhdon të jetë i kapur. Andaj edhe lufta për çkapje duhet të vazhdoj. Dhe jo vetëm me diplomaci...’. shtoi ai.

Postimi i plotë:

Ndërkaq, sipas aktakuzës, të akuzuarit rrënuar aneks-objektin e “Abi Çarshia”, duke e ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim.

Prokuroria pretendon se të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, me Udhëzimin Administrativ nr.06/19, me Ligjin mbi procedurën e përgjithshme administrative, si dhe vendimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nr. A-213/18 dhe A-179/19, me të cilat ishin anuluar aktvendimet e Drejtorisë së Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë në Prizren. Dëmi që pretendohet se i është shkaktuar “Abi Çarshia”, me rrënimin e ankesit në fjalë, është në vlerë prej 69,729.66 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco