Zyrtare: Të hënën ditë pushimi në Kosovë për nder të Ditës së Flamurit

Zyrtare: Të hënën ditë pushimi në Kosovë për nder të Ditës së Flamurit

09:30, 26/11/2021

Prishtinë - E hëna do të jetë ditë pushimi për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Telegrafi mëson se kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marr vendim që për shkak të Ditës së Flamurit të hënën të jetë ditë pushimi, ndonëse nuk ndodhet në listën e festave zyrtare në Kosovë.

Dita festive më e madhe e shqiptarëve nuk ndodhet në listën e festave zyrtare në Kosovë dhe kjo është arsyeja pse dita e pushimit vendoset nga kryeministri i shtetit. Në Kosovë në rastet kur festat bien të shtunën dhe të dielën, atëherë pushimi shtyhet në ditën tjetër.

Sot në prag të festës së Flamurit qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë mbajnë mbledhje të përbashkët në Elbasan. Në këtë mbledhje pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve të rëndësishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco