'Viktimë e UÇK-së', dëshmitari që u tërhoq nga rrëfimi në Hagë është shqiptar

'Viktimë e UÇK-së', dëshmitari që u tërhoq nga rrëfimi në Hagë është shqiptar

10:14, 24/11/2021

Një person i cili pretendonte se është viktimë e UÇK-së në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, është tërhequr nga aplikimi i tij.

Lajmi.net raportoi dje se 35/06”, është pseudonimi i njërit nga personat që ka aplikuar për të dëshmuar si viktimë kundër krerëve të UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

I njëjti ka informuar Zyrën për Pjesëmarrjen e Viktimave se është tërhequr  nga aplikimi i tij. Këtë veprim ai e ka ndërmarrë më 9 nëntor, duke kontaktuar direkt me Zyrën ku fillimisht ai e kishte dërguar aplikimin e tij.

Siç përshkruhet në raportin e kësaj Zyreje, personi në fjalë nuk ka qasje në internet, dhe i njëjti ka kërkuar që tërheqja e tij t’i përcillet direkt gjyqtarit të Procedurës Paraprake.

“Më 9 nëntor 2021, “aplikuesii 35/06” informoi VPO-në për vendimin për tërheqjen e aplikimit të tij . Meqenëse aplikanti nuk ka internet ose ndonjë mjet tjetër për të dërguar deklaratën e tërheqjes, Viktima-35/06 i kërkoi VPO-së që të t’ia përcjellë çështjen gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet në raportin e Zyrës për Pjesëmarrjen e viktimave.

Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave kishte dhënë detaje mbi përkatësinë etnike dhe aplikimin e personit në fjalë për të qenë viktimë pjesëmarrëse në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas raportit të datës 18 qershor të Zyrës për Pjesëmarrjen e Viktimave, “Aplikuesi 35/06”, është një person i përkatësisë etnike shqiptare i cili pretendonte se është viktimë direkte e burgimit të paligjshëm dhe trajtimit mizor nga UÇ

Në momentin e aplikimit, ai kishte thënë se ka përjetuar dëm mental.

“Aplikantët Viktima-35/06, Viktima-36/06, Viktima-38/06 dhe Viktima-37/06 janë të përkatësisë etnike shqiptare dhe pretendojnë se janë viktima të drejtpërdrejta të ndalimit të paligjshëm, trajtimit mizor dhe torturës në një nga vendet e paraburgimit të përmendura në aktakuzën e konfirmuar, brenda periudhës përkatëse”, thuhej në raportin e Zyrës për Pjesëmarrjen e Viktimave për aplikuesin që është tërhequr nga pretendimet e tij”, thuhej në parashtrimin e zyrës për pjesëmarrjen e viktimave.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi janë në pritje të vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake për lirimin ose jo të tyre.

Paraprakisht, Policia e Kosovës kishte dërguar garancë për të lartëpërmendurit duke specifikuar aftësitë e saja për të monitoruar kushtet e lirimit nga paraburgimi.

Një vendim pritet të nxirret së shpejti nga gjyqtari paraprak teksa i njëjti më pas do të trajtohet edhe nga Paneli i Apelit, varësisht nga cila palë kërkohet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco