Kosovë/ Asnjë viktimë nga Covid-19, 15 raste të reja në 24 orë

Kosovë/ Asnjë viktimë nga Covid-19, 15 raste të reja në 24 orë

15:09, 23/11/2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 15 raste të reja të infektuara me këtë virus, 5 më shumë se dje.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.719.                      

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

23 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.499 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.607.518 doza të vaksinës.

Deri më sot 757.103 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.440 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes                                                            

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.719.                      

Në total numri i rasteve aktive është 330.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco