Gjykata Speciale shikon rrethanat për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK

Gjykata Speciale shikon rrethanat për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK

08:19, 13/10/2021

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë kërkuar nga Policia e Kosovës që brenda dy javësh të ofrojë informacione në lidhje me autorizimet dhe kapacitetet e saj për të zbatuar kushtet, që kanë të bëjnë me lirimin e përkohshëm të mundshëm nga paraburgimi të drejtuesve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zyra për marrëdhënie me publikun në kuadër të Gjykatës Speciale.

Në përgjigjen e tyre, bëhet e ditur se gjykatësi i procedurës paraprake ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të japë informacion lidhur me:

(i) autorizimet dhe kapacitetet e Policisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjet e individëve që i nënshtrohen lirimit të përkohshëm, monitorimin dhe kufizimin e komunikimeve të këtyre individëve, administrimin e arrestit shtëpiak dhe zbatueshmërinë e kushteve që kanë të bëjnë me lirimin e përkohshëm; dhe

(ii) rastet e mëparshme të zbatimit të kushteve që kanë të bëjnë me lirimin e përkohshëm ose mbajtjen në paraburgim të personave të akuzuar për krime të rënda. 

Mirëpo, në përgjigjen e tyre, nuk specifikohet në kanë marrë përgjigje nga ana e Policisë së Kosovës, lidhur me garantimin apo jo të lirimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Urdhri i gjykatësit të procedurës paraprake është lëshuar më 8 tetor, në gjuhën angleze, dhe ai specifikon se informacioni duhet të ofrohet brenda dy javësh nga njoftimi i përkthimit të këtij urdhri në gjuhën shqipe.

Në urdhrin e tij, gjykatësi i procedurës paraprake kërkon nga Policia e Kosovës që të ofrojë informacion lidhur me:

(i) autorizimet dhe kapacitetet e Policisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjet e individëve që i nënshtrohen lirimit të përkohshëm, monitorimin dhe kufizimin e komunikimeve të këtyre individëve, administrimin e arrestit shtëpiak dhe zbatueshmërinë e kushteve që kanë të bëjnë me lirimin e përkohshëm; dhe (ii) rastet e mëparshme të zbatimit të kushteve që kanë të bëjnë me lirimin e përkohshëm ose mbajtjen në paraburgim të personave të akuzuar për krime të rënda. Urdhri gjithashtu përmban një aneks konfidencial me detaje të mëtejshme.”, thuhet në përgjigjen nga Gjykata Speciale për Gazeta Blic.

Në anën tjetër, deputetja dhe anëtarja e Komisionit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka pyetur drejtorin e Policisë, Samedin Mehmeti, rreth kësaj çështjeje.

“Besoj opinioni publik e di se na është bërë kërkesa nga avokatët mbrojtës, ndërsa këtë pyetje drejtojeni te Dhomat e Specializuara”, tha Mehmeti.

Në anën tjetër, anëtarja e Komisionit insistoi në pyetje, por që drejtori iu lut që ta kursente për këtë çështje.  “Ne kemi dërguar kapacitetin dhe aftësinë tonë rreth mundësisë për të siguruar lirinë me kusht. Ndërsa sa i përket pyetjes së Dhomave të Specializuara, kisha pas qejf me na e kursy dhe atë pyetje me ua bë atyre”, përfundoi sot deputetja Selimi–Mehmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco