Johnson-Grenell: Zbatoni marrëveshjen e Trump mes Kosovës e Serbisë

Johnson-Grenell: Zbatoni marrëveshjen e Trump mes Kosovës e Serbisë

09:46, 06/10/2021

Në prag të seancës dëgjimore me Jeff Hovenier, i dominuar për ambasador të SHBA në Kosovë, politikani i njohur republikan Richard Grenell zhvilloi një bisedë me senatorin e rëndësishëm, Ron Johnson.

Gjatë bisedës së zhvilluar në NewsMax, Grenell e pyeti senatorin se çfarë pret nga Hovenier dhe nëse mund të shprehej se si e shinte problemin mes Kosovës dhe Serbisë.

Johnson tha se duhet zbatuar marrëveshja e nënshkruar në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë gjatë presidencës së Donald Trump.

“Ju dhe presidenti Trump detyruat të nënshkruhej mes Kosovës dhe Serbisë një marrëveshje domethënëse. Shpresoj që kjo marrëveshje të sjellë përmirësim ekonomik.

Rruga më e mirë përpara për këto vende është progresi ekonomik, në mënyrë që njerëzit të shohin përpara.

Marrëveshja juaj nuk është çuar përpara nga dy vendet dhe as nga kjo administratë.

Shpresoj të shoh një riangazhim të ri me fokus te progresi ekonomik, pasi kjo është rruga për të dy vendet që të ecin përpara,” tha Johnson.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco