Vrau 13 civilë gjatë luftës në Kosovë, dënohet me 20 vjet burg

Vrau 13 civilë gjatë luftës në Kosovë, dënohet me 20 vjet burg

11:25, 05/10/2021

Gjykata e Prishtinës ka dënuar me 20 vjet burg shtetasin serb Goran Stanishiq, i akuzuar për vrasjen e civilëve gjatë luftës së Kosovës.

Ish-pjesëtari i forcës policore rezervë serbe Goran Stanishiq, u shpall fajtor për vrasjen e 13 civilëve në në Sllovi të Lipjanit.

Sipas akuzës, Goran Stanishiq, në muajin prill të vitit 1999, gjatë luftës në Kosovë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, kishte marrë pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare dhe në kryerjen e vrasjeve dhe veprimeve të tjera të kundërligjshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco