ME FOTO - Policia e Kosovës tregon si po e zbaton reciproritetin me Serbinë

ME FOTO - Policia e Kosovës tregon si po e zbaton reciproritetin me Serbinë

12:11, 04/10/2021

Policia e Kosovës ka treguar sot me fotografi se si po e zbaton marrëveshjen e reciproritetit pë targat të arritur në Bruksel me Serbinë, duke mbuluar me ngjitëse, simbolet mbi targat e makinave që vijnë nga Serbia.

Policia e Kosovës tha se "si institucion i zbatimit të ligjit ka bërë përgatitjet e nevojshme për implementim dhe zbatim të vendimit i cili i referohet marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë që ka të bëjë me vendosjen e targave të përkohshme të cilat do të jenë në formën e stikersave.

Ashtu siç është përcaktuar me marrëveshje, zbatimi ka filluar në nivel vendi, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, pasi me kohë janë bërë përgatitjet si në aspektin e angazhimit të resurseve njerëzore po ashtu edhe të atyre logjistike, në mënyrë që t'ju mundësohet qytetarëve pajisja më e shpejtë me targa të përkohshme në formë të etiketave ngjitëse dhe mundësia e qarkullimit dhe lëvizjes së lirë.

Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore e kushtetuese, do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe garantimin e lëvizjes së lirë në nivel vendi."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco