Po kontrabandonte emigrantë, arrestohet një person në Vermicë

Po kontrabandonte emigrantë, arrestohet një person në Vermicë

16:35, 26/09/2021

Është arrestuar një person, mëngjesin e së dielës, në Vermicë, nën dyshimin se po kontrabandonte emigrantë.

“Më datë 26.09.2021, rreth orës 07:45, zyrtarë të Policisë së Kosovës nga Stacioni Policor Kufitar-Vërmicë deri sa ishin në lëvizje me automjet në drejtimin Prizren-Vërmicë, në afërsi të nënkalimit të autostradës “Ibrahim Rugova” kishin vërejtur një veturë të tipit Audi A5, ngjyrë e zezë, me targa vendore. Në atë lokacion, disa persona u vërejtën duke zbritur nga mali dhe duke kaluar rrethojën e autostradës, të cilët menjëherë filluan me shpejtësi të hynin në veturë. Vetura u nis menjëherë në drejtim të Prishtinës”, thuhet në komunikatën e policisë.

Zyrtarët policor ndërmorën veprime të menjëhershme dhe arritën që veturën ta ndalin në autostradë, rreth 2 km nga pika kufitare e Vërmicës.

“U identifikua drejtuesi i automjetit m/k me iniciale L.N.(1987), përderisa pasagjerë ndodheshin gjashtë (6) persona shtetas të huaj, prej tyre dy fëmijë”, thuhet tutje në këtë komunikatë.

Katër nga shtetasit e huaj, sipas policisë, kishin dokumente identifikimi, pasaporta me viza valide.

Ndërkaq në bagazhin e veturës i fshehur u gjend njëri nga shtetasit e huaj.

“Është informuar prokurori i shtetit në Prizren, i cili ka autorizuar inicimin e rastit, dhe katër pasagjerëve shtetas të huaj iu refuzohet hyrja dhe deportohen në Shqipëri, përderisa dy pasagjerë tjerë të dërgohen në Qendrën për azil”

Ndaj personit të dyshuarit iniciohet rasti për procedurë të rregullt dhe hetime të mëtejme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco