Gjermania deklarohet për situatën në veri, del me kërkesë për Kosovën e Serbinë

Gjermania deklarohet për situatën në veri, del me kërkesë për Kosovën e Serbinë

18:03, 23/09/2021

Për situatën në veri mes policisë kosovare dhe protestuesve serbë ka reaguar edhe Gjermania.

Ambasadori i kësaj të fundit në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se pajtohet me konstatimin e amerikanëve të cilët patën takim me Kurtin në Prishtinë, se situata duhet të shtensionohet urgjentisht.

Rohde madje në një postim në Twitter, ka thënë se shtensionimi dhe ri-angazhim janë “nevoja të orës”.

“Plotësisht dakord. Shkallëzimi dhe ri-angazhimi janë nevoja e ores”,  ka thënë Rohde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco