Helikopterë serbë vëzhgojnë situatën mbi kufirin me Kosovën

Helikopterë serbë vëzhgojnë situatën mbi kufirin me Kosovën

14:27, 23/09/2021

Helikopterë të forcave serbe po fluturojnë pranë kufirit Kosovë-Serbi, afër Jarinjes.

Ata po e përcjellin situatën e krijuar prej katër ditësh, ku një grup serbësh të veriut kanë bllokuar rrugën në shenjë revolte ndaj hyrjes në fuqi të reciprocitetit të targave.

Ndonëse nuk ka asnjë incident që katër ditë në këtë zonë, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po qëndron në Jarinje e Bërnjak.

Aty janë parë edhe pjesëtarë të KFOR-it dhe EULEX-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco