Reciprociteti i Kosovës për target e Serbisë, Vuçiç thërret Këshillin e Sigurisë

Reciprociteti i Kosovës për target e Serbisë, Vuçiç thërret Këshillin e Sigurisë

11:06, 20/09/2021

Mediat serbe njoftojnë se menjëherë pas nisjes së zbatimit në terren të vendimit të qeverisë Kurti, për mos lejimin e qarkullimit të mjeteve me targa serbe pa u shoqëruar me ato të Kosovës, presidenti Aleksandër Vuçiç, ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Media “Novosti” shkruan se ky takim i jashtëzakonshëm, do të zhvillohet ditën e martën në orën 10 paradite.

Sipas, “Novosti”, temë kryesore e mbledhjes do të jenë ngjarjet në Kosovë dhe posaçërisht vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit për targat.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës u pozicionuan në pikën kufitare, Kosovë – Serbi, në Jarinje, ku dhjetëra serbë kishin bllokuar rrugën në shenjë proteste.

Në shenjë reciprociteti, pasi Serbia nuk i njeh targat e Republikës së Kosovës, që sot asnjë veturë që qarkullon nga Serbia drejt Kosovës, nuk mund të kalojë në pikat kufitare pa u pajisur me targat e përkohshme të shtetit të Kosovës.

Vendimi për këtë është nënshkruar këtë të hënë, nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.

Ndërkaq tashmë kanë nisur të hyjnë veturat e para nga Serbia në Kosovës, të cilave nëpër pikat kufitare po iu vendosen tabelat e përkohshme, pavarësisht nga rezistenca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco