Emigrantët po ikin nga Kosova, shtohet radha në Merdarë

Emigrantët po ikin nga Kosova, shtohet radha në Merdarë

20:02, 04/08/2021

Në kohën kur një pjesë e madhe e mërgimtarëve kanë mbaruar pushimet dhe po kthehen në shtetet ku jetojnë dhe veprojnë, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton për radhë të gjata në pikë-kalimin kufitar të Merdares.

Sipas njoftimit, një automjeti që do të dalë nga Kosova i duhen jo më pak se 150 deri në 160 minuta. Kurse, për t’u futur në Kosovë, nuk duhen më shumë se 15 minuta.

Në hyrje të Merdares kolonat shkojnë deri në 30 metër, ndërsa në dalje shkojnë 800 metër. Kolona ekzistojnë edhe ne dy pika tjera kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Jarinje,, kurse pritje ka edhe në Vermicë dhe Hani Elezit.

Kryesisht në pikat kufitare me Serbinë qytetarët kanë hasur në radhë të gjata derisa pritjet kanë shkuar deri në tri orë e gjysmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco