Ish-ushtari i UÇK-së tregon sesi humbi dorën në betejë

Ish-ushtari i UÇK-së tregon sesi humbi dorën në betejë

22:29, 21/06/2021

Invalidi i luftës tregon si e humbi dorën në betejë dhe vazhdoi edhe në atë gjendje.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nuhi Kosharja ka rrëfyer përjetimin e tij dhe situatën kur ai mbeti invalid, si pasojë e luftimeve me forcat serbe.

Kosharja pohoi se në Koshare atë kohë, ishte zhvilluar betejë e ashpër, tregon edhe për momentin e plagosjes së tij, ku gjatë aksioneve pranë kishte edhe ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, njofton Klan Kosova.

”Unë jam plagosur më 19 maj, ku edhe më janë vrarë dy shokë duke ardhur në përforcime, ata kanë qenë te pozicionet më poshtë”.

”E ne nga pozicionet ku kemi qëndruar së bashku, na morën e na pozicionuan një pikë më lart. Pasi kam ngrënë bukë, jam lëshuar nga bunkeri, e kam pasur Petrit Avdylin edhe Gani Bajramin afër, duke biseduar”.

”Ata s’e kanë ditur që ne kemi dalë në ato pozicione atë ditë. Në moment, plumbi i parë, më ka rënë, dorën e majtë ma ka këputur krejtësisht. Ka qenë dora krejt e këputur. Prapë kur jam rrëzuar e kam drejtuar dorën për toke, e kam kapur kallashin edhe kam luftuar me një dorë”.

”Iu kam bërtitur shokëve, mos t’ju mbes borxh as atyre që kanë qenë prezent, e ndjej veten edhe shumë keq. Edhe ata së bashku me mua duhet për të rrëfyer një realitet ka 22 vjet, askush për rastin tonë në atë njësit, që ia kemi zbardh fytyrën betejës së Koshares”.

”Aty është vrarë edhe kapiteni rus mercenar, ai ka thënë ‘’unë jam plak, nuk mund të ecë, por qëlloj shumë mirë’’. Do të thotë ‘’që qëlloj, po vras ushtarë të UÇK-së’’.”Në atë moment jam plagosur unë”.

Ish-ushtari tregoi edhe sa plumba ia ka në trup. ”Pasi jam rrëzuar tjetri plumb më ka rënë në pjesën e djathtë të barkut, më ka dalë prapa shpinës, tjetri plumb më ka ra në këmbën e majtë e kam”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco