Shkarkimi i kryetares së KQZ-së, PDK e çon në Kushtetuese

Shkarkimi i kryetares së KQZ-së, PDK e çon në Kushtetuese

18:56, 17/06/2021

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e kryetares së KQZ-së.

Kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj bën të ditur se ka mbledhur firmat e 30 deputetëve për të ankimuar vendimin e shkarkimit të Valdete Dakës dhe emërimit në vend të saj Kreshnik Radoviçit.

“Për të mbrojtur rendin kushtetues, institucionet demokratike e profesionale, si dhe të parandalojmë secilin akt të tillë në të ardhmen, Partia Demokratike e sheh të domosdoshëm dhe të pashmangshëm opinionin e Gjykatës Kushtetuese, e për këtë qëllim i kemi mbledhur edhe nënshkrimet”, tha Hoxhaj.

Madje ai shprehet se ndryshimi në kryesimin e komisionit të zgjedhjeve është bërë me urdhër të kryeministrit Albin Kurti. Partitë opozitare në Kosovë kanë thënë se shkarkimi i Dakës ishte një lëvizje kryekëput politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco