Konfiskohen 100 mijë euro të falsifikuara në Kosovë, arrestohen dy persona

Konfiskohen 100 mijë euro të falsifikuara në Kosovë, arrestohen dy persona

20:01, 16/06/2021

Departamenti për Krimet e Rënda në Prokurorinë në Prishtinë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, gjatë zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar sot një aksion në komunën e Fushë Kosovës.

Siç njofton prokuroria në flagrancë janë arrestuar dy (2) persona, si dhe gjatë këtij aksioni janë konfiskuar rreth 100 mijë euro dhe një makinë.

Më tej, theksohet se të dyshuarit sipas hetimeve paraprake dyshohen se paratë e falsifikuara kanë pasur për qëllim t’i vënë në qarkullim si të vërteta.

Të njëjtët persona me vendim të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, të dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i parasë”, nga neni 296 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco