Analistët: Takimi Kurti - Vuçiç në Bruksel nuk pritet të sjellë të reja

Analistët: Takimi Kurti - Vuçiç në Bruksel nuk pritet të sjellë të reja

12:43, 14/06/2021

Njohësit e rrethanave politike në vend vlerësojnë se takimi i nivelit të lartë i cili do të mbahet me 15 qershor në Bruksel, nuk pritet të sjellë të reja.

Sipas tyre, ky takim do të jetë vazhdimësi e dialogut të deritashëm, ndërkohe që për marrëveshjen përfundimtare dhe njohjen e pavarësisë nga Serbia, Kosova duhet të bëjë kompromise të dhimbshme.

Kryeministri Albin Kurti me 15 qershor do të ulët për herë të parë në një tavolinë më presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në kuadër të dialogut, për të arritur një marrëveshje ndërmjet dy vendeve.  Por ky takim, sipas njohësve të rrethanave politike në vend, nuk pritet të sjellë risi. Analisti politik, Fitim Salihu, ka thënë për Radio Kosovën se nuk është optimist që mund të arrihet marrëveshje e shpejt ndërmjet dy vendeve. Sipas tij,  meqë kryeministri Kurti ka ndryshuar qëndrimet e tij për procesin e dialogut dhe do të takohet me Vuçiqin pa asnjë kusht, mund edhe të bëjë kompromise të dëmshme për Kosovën.

“Nuk pres marrëveshje sepse nuk mendoj që Serbia do ta njohë Kosovën, por pres që Kosova rrezikon të bëjë kompromise të mëtutjeshme dhe duke qenë se e pamë lehtësinë më të cilën Kurti e hoqi reciprocitetin dhe lehtësinë me të cilën ai po shkon në takim me Vuçiqin pa kërkuar falje Serbia, nuk e përjashtoj që Kosova do të bëjë kompromis”, vlerëson Salihu

Ndërkaq,  për politologun Nexhmedin Spahiu rrethanat ndërkombëtare janë të favorshme që të arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Spahiu thotë që Kosovës, do t’i  duhet të bëjë një kompromis të dhimbshëm, në këmbim të njohjes nga Serbia.

“Rrethanat ndërkombëtare janë të favorshme që ky pazar të kryhet, edhe presioni i aleteve evropianë është i tillë mbi Serbinë për ta njohur Kosovën. Po ashtu në mënyrë të qartë i është bërë kërkesa edhe Kosovës që të bëjë një kompromis të dhimbshëm në këmbim të njohjes nga Serbia”, tha Spahiu për Radio Kosovën.

Spahiu mendon se njohja e pavarësisë nga ana e Serbisë, do të duhej të blihet më çmimin më të ultë të mundshëm.

“Albin Kurti duhet që ta blejë njohjen e pavarësisë nga ana e Serbisë më çmimin më të lirë të mundshëm, sa do të jetë ky çmim varet nga procesi i dialogut dhe nuk do të duhej të ndikohet në rritjen e çmimit”,  deklaroi Spahiu.

Takimi i kryeministri Kurti me presidentin serb Vuçiq do të zhvillohet të martën e ardhshme me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. /Autor: Kosovare Gashi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco