Arrestohen dy persona në Ferizaj, dyshohet se dhunuan seksualisht disa vajza të mitura

Arrestohen dy persona në Ferizaj, dyshohet se dhunuan seksualisht disa vajza të mitura

12:26, 10/06/2021

Policia në Ferizaj të Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona, pasi dyshohet se kanë dhunuar seksualisht disa vajza të mitura.

Sipas komunikatës të policisë, të dyshuarit janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. 

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore, pasi dyshohet se këta individë kanë kryer veprën penale të dhunimit, ndaj viktimave femra kosovare (të mitura)”, thuhet në njoftim.

Bëhet me dije, se me vendim të marrë nga prokurori, të dyshuarit janë dërguar në paraburgim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco