Para nisjes për në Tiranë, Albin Kurti ndalet në Prizren për 'busullën'

Para nisjes për në Tiranë, Albin Kurti ndalet në Prizren për 'busullën'

09:14, 10/06/2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kryer një detyrim sot, para  se të nisej për në Tiranë, për në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor. Kurti ka shkuar të nderojë dhe përkujtojë në ditën e saj kur u mbajt,  Lidhjen Shqiptare të Prizrenit të 10 qershorit 1878.

"Jemi nisur herët në mëngjes për në Tiranë, ku do të takohemi me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Por sot është data e kryengjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh në 10 qershor 1878 në Prizren, - shkroi Kurti në Fb. - Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut.

Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë."


Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco