Rexhepi: Në Ambasadat e Kosovës punojnë njerëz të sëmurë mendërisht

Rexhepi: Në Ambasadat e Kosovës punojnë njerëz të sëmurë mendërisht

12:46, 12/05/2021

Xheraldina Rexhepi, ish-konsulle e Kosovës në Vjenë i është drejtuar me një kërkesë, Miinistres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallës ku i kërkon që ta shikojë rastin e saj, pasi Rexhepi është e bindur se me shkarkimin e saj, përveç mungesës së ligjshmërisë, i ka dëmtuar imazhin.

Rexhepi e shkarkuar në kohën e Glauk Konjufcës ka thënë se po pret nga Gërvalla një përgjigje për kërkesat e saj. Duke folur për punën në Ministrinë e Jashtme, ish-diplomatja ka thënë se në misione diplomatike ka njerëz që kanë sëmundje mendore.

“Po, ka në misione njerëz të sëmurë mentalisht. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, kur flasin mes  tyre diplomatët, thonë: "Ai psikopati i atij shteti, ai skizofreni i atij shteti”, ka thënë Rexhepi në Frontal.

Për këtë gjë, siç ka thënë Rexhepi është në dijeni edhe Ministria e Jashtme. “Njerëz që punojnë në pozita të larta, kanë thënë që nuk ka mision të Kosovës që nuk e ka një të çmendur”, ka thënë Rexhepi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco