Kosova furnizohet me rreth 38 mijë doza vaksine nga COVAX

Kosova furnizohet me rreth 38 mijë doza vaksine nga COVAX

10:39, 12/05/2021

Kanë arritur edhe 38.400 doza të vaksinës anti-COVID në Kosovë, raporton Zeri.info.

Kështu konfirmoi UNICEF-i përmes një postimi në TWitter.

“Sot ne bëmë një hap tjetër të rëndësishëm në lidhje me vaksinat. Këto janë vaksinat shtesë prej 38.400 dozash COVID-19, të cilat sapo mbërritën në Kosovë përmes aleancës COVAX. Shpërndarja do të jetë në përputhje me Planin Kombëtar të Shpërndarjes dhe Vaksinimit të MSH-së dhe IKSHPK-së”, thuhet në njoftim, raporton Zeri.info.

Ky është kontingjenti i tretë i ardhur në vend, derisa vaksinat janë në kuadër të aleancës COVAX.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco