Kosovë, 47 raste dhe 2 viktima nga koronavirusi

Kosovë, 47 raste dhe 2 viktima nga koronavirusi

15:02, 10/05/2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.183 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 47 raste positive dhe janë shënuar 2 viktima nga koronavirusi

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.402.

Numri total i rasteve pozitive është 106.489 raste nga 556.365 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.210 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco