PDK kërkon shkarkimin e kryediplomates Gërvalla: E fyen UÇK si  'kasapi i Ballkanit'

PDK kërkon shkarkimin e kryediplomates Gërvalla: E fyen UÇK si 'kasapi i Ballkanit'

13:41, 06/05/2021

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë para mediave pas tensioneve në seanca të  Kuvendit ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të shkarkojë kryediplomaten Donika Gërvallën.

“Ishim dëshmitarë të një angazhimi te Ministres që vazhdoi ta fynte luftën e UÇK-së, i fyeu viktimat që ranë për lirinë dhe pavarësinë e vendit, i ka fyer të gjitha gratë e dhunuara, pra ajo sot e ka fyer sakrificën më të madhe të kombit shqiptar”, tha Tahiri, duke thënë se Gërvalla po flet me një narracion të ndërtuar në Beograd.

“Ne nuk mund të lejojmë që ministrja e Punëve të Jashtme të flasë me narracionin e ndërtuar në Beograd. Ishte njësoj me pasardhësin e kasapit të Ballkanit. Kërkojmë nga z.Kurti që sa më parë ta shkarkojë këtë ministre të papërgjegjshme, ta shkarkojë këtë njeri që në mënyrë të vazhdueshme denigron pjesën më të ngritur tonë kombëtare”, tha ai.

“Ju e patë poashtu edhe sjelljen e mazhorancës, ne kemi në vazhdimësi një sjellje të pahijshme. Si nga zonja Bogujevci, në vazhdimësi ka tendencë për të ndalur fjalën e deputetëve të opozitës. Prandaj, një mënyrë e tillë e sjelljes nga nënkryetarja e Kuvendit është e papranueshme.

Tahiri tha se PDK-ja kishte në vazhdimësi sulme nga deputetët e mazhorancës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco