Kosovë, 153 raste dhe 4 viktima nga koronavirusi

Kosovë, 153 raste dhe 4 viktima nga koronavirusi

15:02, 05/05/2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.474 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 153 raste positive dhe janë shënuar 4 viktima nga koronavirusi.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.322 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.347.

Numri total i rasteve pozitive është 105.864 raste nga 544.548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.195 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco