Zyrtare: Kosova nuk mund ta garantojë lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve

Zyrtare: Kosova nuk mund ta garantojë lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve

14:48, 05/05/2021

Pas Qeverisë së Kosovës, është deklaruar edhe Presidenca rreth kërkesës së Organizatave të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët një ditë më parë kanë kërkuar që institucionet e Kosovës të ofrojnë garanci për lirimin me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë duke u gjykuar dhe po mbahen në paraburgim në Hagë, njofton RTK.

Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në një deklaratë për Telegrafin tha se çështja e garancisë është përmendur në mendimin e ndarë të njërit prej gjyqtarëve, Kai Ambos, por nuk është pranuar si opsion nga Paneli i Apelit të Dhomave të Specializuara.

“Çështja e garancisë është përmendur në mendimin e ndarë të njërit prej gjyqtarëve, Kai Ambos, por nuk është pranuar si opsion nga Paneli i Apelit të Dhomave të Specializuara. Për më tepër, në mendimin e ndarë, gjyqtari Kai Ambos qartë i referohet shtetit të tretë. Republika e Kosovës, me asnjë interpretim, nuk mund të konsiderohet shtet i tretë, sepse gjykata funksionon nën juridiksionin e Republikës së Kosovës. E njëjta është themeluar nga vetë Kuvendi i Kosovës si dhe vepron në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha Kupina.

Lidhur me këtë çështje janë deklaruar sot edhe nga Qeveria e Kosovës. 

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se Kosova nuk mund të shërbejë si garantues për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së, sepse garancia nuk kërkohet as nga shteti amë në këtë rast Kosova e as nga Kryeministri i shtetit amë nga i cili vjen i akuzuari dhe të cilit shtet i takon Gjykata Speciale me juridiksion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco