Kosovë, 568 raste dhe 4 viktima nga koronavirusi

Kosovë, 568 raste dhe 4 viktima nga koronavirusi

15:03, 03/03/2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.532 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 568 raste positive dhe janë shënuar 4 viktima nga koronavirusi

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 295 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.505.

Numri total i rasteve pozitive është 70.753 raste nga 315.664 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.620 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco