Kosovë, 453 raste të reja dhe 4 viktima nga koronavirusi

Kosovë, 453 raste të reja dhe 4 viktima nga koronavirusi

15:07, 28/02/2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 453 raste positive dhe janë shënuar 4 viktima nga koronavirusi.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 206 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.849 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.782.

Numri total i rasteve pozitive është 69.230 raste nga 307.332 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.599 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco