Kosovë/ KQZ vendos sot për fatin e Albin Kurtit

Kosovë/ KQZ vendos sot për fatin e Albin Kurtit

11:04, 22/01/2021

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mbajë sot mbledhjen e radhës. Pritet që sot të vendoset për certifikimin e partive politike bashkë me listat e kandidatëve.

KQZ siç ka njoftuar mbrëmë Valdete Daka në një debat, do të vendosë për fatin e kandidimit të kreut të VV-së, Albin Kurti dhe 46 personave të tjerë të cilët kanë probleme me ligjin.

Vendimi për certifikimin e tyre apo jo merret me shumicën e votave të anëtarëve të KQZ-së.

Nëse për çfarëdo arsye anëtarët mungojnë sot apo vazhdimisht, pra nëse ka mungesë kuorumi për t’i shtyrë përpara mund të ndodhë paralizimi i procesit dhe në këtë formë KQZ-së  i pamundësohet organizimi i zgjedhjeve në afatin e parashikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco