Kosova i jep mjekëve shtesën e pagës, 250 euro në muaj

Kosova i jep mjekëve shtesën e pagës, 250 euro në muaj

08:10, 01/12/2020

Kosova i ka kaluar pagesat shtesë personelit mjekësor dhe kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se ishte shumë i lumtur që po ju dilnin krah, heronjve të tyre,  atyre që po sakrifikonin

të hënë, Hoti njoftoi se u ekzekutuan pagesat shtesë për stafin shëndetësor, "për heronjtë tanë", siç i cilësoi në Fb.

"Për mjekët, shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj. Për mjekët dhe infermierët, pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor."

Në vazhdim, Hoti ka shtuar një pikturë të artistes, Mimoza Rraci.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco