Covid 19/ Shifra alarmante në Kosovë, 855 raste dhe 11 viktima

Covid 19/ Shifra alarmante në Kosovë, 855 raste dhe 11 viktima

15:01, 20/11/2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.930 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 855 raste pozitive dhe janë shënuar 11 viktima nga koronavirusi.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 748 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19.772 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.220.

Numri total i rasteve pozitive është 32.877 raste nga 127.722 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 885 raste të vdekjes

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco