Kosovë, 197 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid 19

Kosovë, 197 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid 19

15:05, 27/10/2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.018 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 197 raste pozitive dhe janë shënuar tre viktima.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik janë shëruar 48 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.198 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.478.

Numri total i rasteve pozitive është 18.345 raste nga 89.108 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 669 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco