Kosovë, 169 raste të reja dhe 85 të shëruar nga koronavirusi

Kosovë, 169 raste të reja dhe 85 të shëruar nga koronavirusi

15:01, 23/10/2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.119 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 169 raste pozitive dhe janë shënuar dy viktima të reja.

Instituti Shëndetit Publik ka njoftuar se janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.979 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.953.

Numri total i rasteve pozitive është 17.591 raste nga 85.042 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 659 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco