Takimi virtual i KS të OKB-së, Ministrja Haradinaj-Stublla: Beogradi mohon masakrën në Reçak

Takimi virtual i KS të OKB-së, Ministrja Haradinaj-Stublla: Beogradi mohon masakrën në Reçak

22:50, 21/10/2020

Duke iu përgjigjur akuzave të Daçiçit, ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka deklaruar që as Serbia nuk po i zbaton marrëveshjet dhe se “po vazhdon të bëj propagandë për destabilizimin e Kosovës”.

Ajo ka theksuar që Beogradi vazhdon ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe pranimin në INTERPOL.

“Serbia vazhdon që të ketë ndikim mbi grupet kriminale që veprojnë në veri të Kosovës, po refuzon bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe formave të tjera të krimit”, theksoi Haradinaj.

Ajo shtoi që Serbia gjithashtu nuk e pranon fajësinë për konfliktet e kaluara.

“Serbia e mohon të kaluarën, sikurse që ishte rasti me masakrën në Reçak, për të cilën Aleksandar Vuçiç (president i Serbisë) para disa muajsh ka thënë që nuk ka ndodhur dhe bëhet fjalë për fabrikim”, theksoi ajo dhe kërkoi që trupat e zhdukur gjatë luftës të kthehen në Kosovë.

“Pajtimi aktiv është rruga më e mirë për të ecur përpara”, theksoi Haradinaj-Stublla dhe shtoi që Kosova “beson në sundimin e ligjit, por edhe në luftën e drejtë , të cilën e kanë bërë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Postimi i plotë i Meliza Haradinaj-Stublla:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco