Hoti: 87 milionë euro sapo ia ndamë bizneseve dhe qytetarëve

Hoti: 87 milionë euro sapo ia ndamë bizneseve dhe qytetarëve

12:23, 28/09/2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se sot ka qenë një mbledhje e jashtëzakonshme e Qeverisë së Kosovës. Sipas tij, "po përmbushim premtimet tona për ta përballuar sa më lehtë situatën e shkaktuar nga pandemia.

87 mil euro i kemi ndarë sot për biznese dhe qytetarë.

Në ditët në vijim fillon shpërndarja e 60 mil euro si subvencion për koston e pagave për bizneset. Bizneset nuk kanë nevojë të aplikojnë, por mjetet do ju ndahen bazuar në numrin e punëtorëve të deklaruar në dhjetor 2019.

Qytetarët duhet të aplikojnë për programet si më poshtë:

7.5 mil euro do të ndahen shtesë për familjet me asistencë sociale për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor

12 mil euro shtesë për dyfishim të subvencioneve në bujqësi

1 mil euro për ndërmarrësi

1 mil euro për ndërmarrjet publike që kanë në vështirësi financiare

2.5 mil euro në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit

1 mil euro shtesë për projekte për zhvillim rajonal

1 mil euro shtesë për familjet me gjendje të rëndë nga radhët e komuniteteve dhe 1 mil euro për promovim të punësimit të grave."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco