Përfundon aksioni i EULEX-it, ja pse u arrestuan Gucati dhe Haradinaj

Përfundon aksioni i EULEX-it, ja pse u arrestuan Gucati dhe Haradinaj

19:48, 25/09/2020

Ka përfunduar bastisja e EULEX-it në zyret e OVL të UÇK-së.

Sekretari i OVL të UÇK-së Faton Klinaku, u tha medieve të premten mbrëma se bastisja ka zgjatur shumë për shkak të kontrollimit të dokumentacioneve.

“I kanë marrë kompjutera. Përveç tyre kanë marrë edhe disa xhirimet me kamera”, ka thënë ai.

Ndërkohë, avokati Tomë Gashi ka thënë se arrestimi i Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt me akuzën e pengimit të drejtësisë.

Njësitë e policisë së Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, arrestuan të premten kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati.

Në orët e pasdites, njësitë e policisë së EULEX-it, të Kosovës dhe pjesëtarë të Prokurorisë së Posaçme për krime lufte me seli në Hagë, arrestuan edhe nënkryetarin e kësaj organizate, Nasim Haradinaj.

Të martën kjo Organizatë tha se një person i panjohur ka lënë dokumente, që pretendohet se përmbajnë aktakuza të përgatitura ndaj udhëheqësve më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, që trajton pretendimet për krime lufte në Kosovë, tha të martën se është e angazhuar që të hetojë dhe të ndjekë ata që publikojnë identitetin e individëve që mund të thirren para Gjykatës së Posaçme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku25/09/2020 21:01

Mirë ja bëjnë, kriminelët kosovarë sulmuan Serbinë, vranë serbët, përdhunuan gratë e vajzat serbe, përzunë serbët nga trojet e tyre dhjetra mijë vjeçare në drejtim të Rusisë, që i strehoi në gjirin e tyre për ti shpëtuar nga kosovarët. U desh ndërhyrja ndërkombëtare Europë USA për të përzënë kosovarët dhe për të kthyer serbët në trojet e tyre, u desh ndërhyrja e amerikanëve që Serbia të shpallte pavarësinë nga Kosova dhe presion i madh që Kosova të njohi shtetin e pavarur të Sërbisë, madje u organizua edhe një komplot nga prijësat e Shqipërisë e Kosovës, të cilët paguan miliarda presidentit të Sërbisë për ti falur Kosovës territoret më të pasura të Sërbisë. O tempora, o mores!

Shto koment

Denonco