Kosovë, 165 të shëruar dhe 76 raste pozitiv me Covid 19

Kosovë, 165 të shëruar dhe 76 raste pozitiv me Covid 19

15:02, 16/09/2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 538 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 76 raste pozitive.

 Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë shëruar 165 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.949 raste, numri i rasteve aktive është 2.286.

Numri total i rasteve pozitive është 14.839 raste nga 59.571 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 604 viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco