‘Serbisë nuk i zihet besë’/ Ministrja Haradinaj thirrjeTrump: Vuçiç shkeli marrëveshjen e 4 shtatorit

‘Serbisë nuk i zihet besë’/ Ministrja Haradinaj thirrjeTrump: Vuçiç shkeli marrëveshjen e 4 shtatorit

17:02, 15/09/2020

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Disaporës në Kosovë, Meliza Haradinaj, ka njoftuar se Serbia po e shkel marrëveshjen e Uashingtonit dhe Serbia mbetet një partner që s’i zihet besë.

Në postimin e saj në Twitter, ministrja Haradinaj ka njoftuar edhe presidentin amerikan Donald Trump.

“Kosova po i përcjell me shqetësim veprimet destruktive të Vuciçit, që e po shkel pikën e 15 të marrëveshjes së Uashingtonit, të vëzhguar nga Presidenti i SHBA-së”, shkroi Haradinaj.

Kryediplomatja Haradinaj shprehet se Vuciç ka shkelur pikën e marrëveshjes, ku është zotuar se do të ndalë fushatën kundër Kosovës, pasi e falëndëroi diplomatin palestinez në Beograd për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Sot ai falendëroi ambasadorin palestinez, Nabhan, për qëndrimin parimor në mosnjohjen e Kosovës. Fatkeqësisht, Serbia mbetet partner që s’i zihet besë”, vijon më tej postimi.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco