Kryeministri Hoti tregon dy shtetet, që po pengojnë Kosovën për liberalizimin e vizave

Kryeministri Hoti tregon dy shtetet, që po pengojnë Kosovën për liberalizimin e vizave

11:22, 11/09/2020

Kryeministri i Kosovës Abdullah Hoti në një intervistë për Euronews Albania deklaroi se pavarësisht se Komisioni Europian ka vite që e mbështet liberalizimin e vizave janë vetëm dy vende si Franca apo Holanda që po pengojnë këtë proces.

Pavarësisht kësaj, Hoti u shpreh se po punohet me dy vendet në nivel ministror, që të binden se kushtet e imigrimit të paligjshëm dhe krimit të organizuar janë përmbushur dhe po mbeten të tilla.

Pyetur rreth qëndrimit që do të mbajë kryeministri nëse LDK dhe AAK nuk qëndrojnë bashkë në qeveri ai i është referuar kësaj si një situatë hipotetike për të cilën nuk mund të japë një përgjigje.

“Unë po zbatoj të gjitha pikat e marrëveshjes dhe nuk ka asnjë arsye që ndonjëra prej partive të dalë nga koalicioni”, tha ai.

Kryeministri nuk la pa përmendur në këtë intervistë edhe njohjen nga Izraelin të cilën e konsideroi një gjë shumë të rëndësishme, por sqaroi se nuk mund të ndërhynte në politikat e BE dhe SHBA. Hoti nuk ka folur konkretisht se pse u tërhoq nga pikat të cilat ishin në të mirë të Kosovës duke u shprehur me siguri që kjo marrëveshje do të sjellë vetëm të mira e një pjesë e tyre janë bërë të dukshme.

Pyetur nëse kjo marrëveshje do të mbyllet në shtator të vitit 2021, kryeministri i Kosovës ka preferuar të tregohet i rezervuar në dhënien e afateve kohore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

igorkampula@gmail.com15/09/2020 08:19

Po tju kishi dhene kshillim popullit qe deshironin te fitojne buken ,por jo te meren me pune kriminale ateheri nuk dote kishi kundershtare ,pse gjysma e te burgosurit ja Shqiptare ,

Shto koment

Denonco