400 pacientë me COVID në spitalet publike të Kosovës

400 pacientë me COVID në spitalet publike të Kosovës

07:19, 22/08/2020

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të premten se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 516 pacientë, prej tyre 395 janë të prekur me koronavirus.

Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se 18 pacientë janë në respiratorë, 27 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 347 të tjerë janë në oksigjenoterapi.

Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.

Këtij vendi të premten i janë? shtuar 162 raste të? reja me koronavirus, pas marrjes së? 548 mostrave.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPIK) ka raportuar për 12,168 të infektuar me këtë virus.

Deri më tani 8,149 pacientë janë shëruar, derisa aktualisht janë 3,571 raste aktive./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco