Hoti konfirmon vajtjen në tryezën Kosovë - Serbi në Shtëpinë e Bardhë: Takohemi më 2 shtator

Hoti konfirmon vajtjen në tryezën Kosovë - Serbi në Shtëpinë e Bardhë: Takohemi më 2 shtator

08:29, 14/08/2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka konfirmuar takimin me palën serbe në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator, siç kishte njoftuar më herët në Twitter, i Dërguari i Posaçëm i Trump, ambasadori Richard Grenell.

Në mesazhin e tij në Fb, Hoti shprehet:

"SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit. Kosova është e bekuar me miqtë që ka," ka përfunduar Hoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco