Gjilani nis korrjet e grurit

Gjilani nis korrjet e grurit

13:25, 14/07/2020

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë sot hapjen zyrtare të fushatës së korrje-shirjeve të grurit, ku fermerëve u ka uruar bereqet dhe rendimente maksimale, derisa ka garantuar që fermerët punëtorë, do të kenë mbështetje të vazhdueshme dhe ka kujtuar kohën kur Gjilani jetonte nga bashkatdhetarët në diasporë dhe punimi i tokës.

“Kurbeti dhe punimi i tokës na ka mbajtur si shoqëri. Sot jemi në ditët më të mira dhe më të bardha, ku bereqeti dhe puna në tokën tonë është një gëzim me rendimentët që po shohim. Baca Ferat ka 4 hektarë me grurë dhe kjo dëshmon për traditën e punës me përgjegjësi, që nuk e lë asnjë pëllëmbë toke pa punuar.

Do të vazhdoj ta mbështes me subvencione Drejtorinë e Bujqësisë dhe çdo bujk në Komunën e Gjilanit. Thuhet edhe ashtu se ‘ai njeri që nuk ia di vlerën tokës së tij, do të humbet herëdo – kurdo”, ka thënë kryetari Haziri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco