Vjosa Osmani: 25 vjet pas 'Srebrenicës', Serbia ende e mohon krimin

Vjosa Osmani: 25 vjet pas 'Srebrenicës', Serbia ende e mohon krimin

10:56, 11/07/2020

Nga Vjosa Osmani.

I shpallur në korrik të vitit 1995 "vend i sigurt", nga OKB-ja, Srebrenica u shndërrua në vendin ku ndodhi gjenocidi i paparë në historinë më të re njerëzore. Ky vend u bë vendvarrezë për mbi 8 mijë burra e djem boshnjakë, të cilët u vranë nga regjimi gjenocidal serb vetëm pse i takonin një etnie e religjioni tjetër.

25 vjet më pas Srebrenica ende thërret! 25 vjet më pas, Serbia ende mohon krimin.

Dhimbja për viktimat nuk ka përkatësi, ndaj sot bashkëndjejmë me familjet e viktimave. Nuk do të ketë asnjëherë paqe të qëndrueshme pa drejtësi për viktimat!
Srebrenica, kurrë më!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco