Ish-ministri Abdixhiku me të shoqen infektohen nga koronavirusi

Ish-ministri Abdixhiku me të shoqen infektohen nga koronavirusi

14:44, 07/07/2020
Lumir Abdixhiku, ish-Ministri i Infrastrukturës së Kosovës në qeverinë e Albin Kurti, ardhur nga LDK-ja, është infektuar me koronavirus.

Para pak minutash, ish-ministri njoftoi miqtë në Fb: "Miq, sot unë dhe Albina jemi testuar pozitiv. Ndjehemi mirë dhe nuk kemi ndonjë simptomë. Jemi vetizoluar dhe po përcjellim rekomandimet e institucioneve. Kujdesi i tyre është i jashtëzakonshëm," ka shkruar ai.

Abdixhiku është i martuar me znj/ Albana Kastrati dhe ka dy fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco