LDK propozon emrat e ministrave pas mbledhjes së kryesisë

LDK propozon emrat e ministrave pas mbledhjes së kryesisë

20:47, 02/06/2020

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së LDK-së, mandatari për Kryeministër i Kosovës, Avdullah Hoti prezantuar në konferencë për shtyp, emrat e ministrave të subjektit politik që përfaqëson.

Sipas Hotit, ky ekip, sëbashku me propozimet e partnerëve të koalicionit, do jetë I gatshëm të përballojë sfidat imediate sikur ajo e pandemisë dhe kriza ekonomike, pastaj dhe me dialogun dhe marrëdhëniet ndërkomëbtare.

Hoti beson se me këtë ekip, do të zbatojë programin qeverisës për të cilin janë dakorduar me të gjithë partnerët.

Emrat:

Driton Selmanaj, zv/kryeministër

Agim Veliu, Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike

Hikmete Bajrami, Ministre e Financave

Arban Abrashi, Ministër i Infrastrukturës

Anton Quni, Ministër i Mbrojtjes

Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë

Besian Mustafa, Ministër i Bujqësisë

Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco