FOTO/ Qeveritë lenë në harresë kullat e familjes Jashari, kreu i Veteranëve: Mëkat i madh

FOTO/ Qeveritë lenë në harresë kullat e familjes Jashari, kreu i Veteranëve: Mëkat i madh

16:33, 30/05/2020

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, është shprehur i indinjuar me mos veprimin e institucioneve të Republikë së Kosovës për të mbrojtur kullat e familjes Jashari.

Gucati ka thënë se ato sot rrezikojnë të shemben për shkak të mos kujdesit ndaj tyre dhe ka bërë thirrje për qeverinë që sa më shpejtë të reagojnë.

Ja çfarë shkruan Hysni Gucati:

Është një mëkat i madh kur shohim se si qeveritë e kaluara nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për mbrojtjen dhe ruajtjen e Kullave të Familjes Jashari të cilat janë dëshmia më e mirë e luftës së lavdishme të Familjes Jashari, aty ku nisi gjithëçka dhe u vulos fati i shtetit të Kosovës. Kullat e Familjes Jashari janë simbol i rezistencës, sakrificës, luftës së Familjes Jashari dhe popullit shqiptar për liri.

Gjatë viteve 90 Familja Jashari u sulmua tri herë nga forcat ushtarake dhe policore serbe ku përdoren të gjitha mjetet e tyre ushtarake që ta ndalnin luftën e nisur për liri të Kosovës. Kullat e Familjes Jashari në Prekaz i rezistuan tankeve dhe artilerisë së forcave serbe gjatë luftës dhe sot i kemi dëshmi e luftës dhe dhunës së egër nga okupuesi serb që bëri mbi gjithë popullin e Kosovës. Falë sakrifices, rezistences dhe vepres se familjes Jasahari dhe gjithë dëshmorëve të rënë në luftën për çlirim nga okupuesi serb u vu gurthemeli i shtetit të Kosovës.

Sot ato rrezikohen të rrënohen për shkak të mos konservimit të tyre. Kullat të cilat janë simbol i luftës dhe historisë së familjes Jashari janë në rrezik nga shembja për shkak të vjetërsisë. Duke marrë parasysh domosdoshmërinë e vënies në mbrojtje të kësaj zone me interes të veçantë që ka rëndësi të madhe historike dhe kulturore për qytetarët dhe historinë e Kosovës, qeveria e Kosovës duhet sa me parë të bëj konservimin dhe restaurimin e Kullave të Jasharëve!

Image

Postimin e Gucatit e ka shpërndarë edhe Bekim Jashari, djali i Hamëz Jashari dhe kryetari aktual i komunës së Skënderajt.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco