Konfirmohen 9 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Konfirmohen 9 raste të reja me koronavirus në Kosovë

21:01, 26/05/2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar të martën nëntë raste të reja me koronavirusin e ri, pas kryerjes së 220 testeve.

"Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Vushtrri dhe 1 rast Bajskë) dhe 1 rast me vendbanim në Gjilan", është thënë në njoftim, raporton Rel.

Po të martën është bërë e ditur se nga sëmundja, Covid-19, që shkakton ky virus, janë shëruar tre pacientë, duke e çuar numrin total në 794.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 1.047 raste me koronavirus.

Prej tyre, 30 pacientë kanë vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco