Koronavirusi nënshtron Malishevën, kampione me të infektuar se injoruan masat kufizuese

Koronavirusi nënshtron Malishevën, kampione me të infektuar se injoruan masat kufizuese

20:42, 08/04/2020

Me numrin më të madh të prekureve më virusin COVID-19 në Kosovë del të jetë Malisheva, komunë kjo që deri më tani numron 64 persona të infektuar – shkruan SYRI.net Kosova.  

Malisheva ishte komuna e dytë pas Klinës që u njoftua për rastet e para të të infektuarëve, ishte një vajzë nga Bubaveci por më qëndrim në Itali, e mënjëherë pas diagnostifikimit kjo komunë hyri në karantinë.  

Përkundër masave mbrojtëse të marra nga Qeveria e Kosovës, jeta në Malishevë deri para dy ditë po zhvillohej normalisht.  

Mos respektimi vendimeve dhe udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë nga qytetarët e kësaj komune ka bërë që numri i të prekurëve me Coronavirusë të jetë më i larti deri më tani.  

Situata e tanishmë në këtë komunë bëri që shumë kush të reagojë se pse ky vend po bëhet vatra e këtij virusi.  

Por janë vet qytetarët e Malishevës, të cilët kanë rrëfyer për SYRI.net Kosovën, se gjendja ka ardhur si pasoj e mos respektimit të rekomandimeve të IKSHPK-së apo edhe vetë mjekëve.  

Sipas tyre ndejat të përbashkëta dhe qëndrimi afër njëri-tjetrit, në dyqane ushqimore por edhe lëvizja e shfrenuar në këtë qytëzë, po bësojnë që është arsyeja e shpërthimit të kaq shumë të infektuarëve.  

Një burim i SYRI.net Kosova, tregon se vetëm para dy dite në fshatin ku jeton se ka pasur edhe dasëm e një rast vdekje e në të dyja ngjarjet pjesëmarrje e njerëzve ka qenë shumë i madh.  

“Kur na thirrën dasëm të kusherinit thash po bojnë hajgare ama e kishin caktu datën e ju kish dashtë me anulu restorantin tani vec shpi e kanë ba. Une nuk kam shku se pata frikë ama ka shku baba edhe kallxoj qe ka pas edhe sharkija, e si ka një jave ka vdekë një banorë i një katuni afer neve edhe aty në varrim ka pas shumë njerëz, kam qenë edhe vet unë pjesëmarrës”.  

Se nuk u respektuan masat nga malishevasit e thotë edhe vet i pari i kësaj komune, Ragip Begaj. Ai për SYRI.net Kosovën tregon se për shkak të mos respektimit dhe mos vetëdijesimit të qytetarëve ka bërë që të marrin vendime edhe më të rrepta.  

“Ne kemi nxjerr vendim që prej dje (07 prill 2020) të mbyllen të gjitha bizneset që kanë qenë të hapura, qofte fast-foode, lokale të vogla me veprimtari të ndryshme, të hapura do të jenë vetëm dyqanet ushqimore, barnatoret, barnatorët bujqësore. Ne si komunë po bëjmë të pamundurën për të identifikuar gjithë personat që kanë pas kontatkte me të infektuarit dhe jo vetëm kaq, ne kemi bërë dizefektimin e gjitha shtëpitëve që janë në izolim të infektuarit apo personat e kontaktit. Gjithashtu kemi dizefektu gjitha vendet publike por edhe shumë fshatra”.  

Më tutje, Begaj thotë se si komunë deri më tani nuk është ndihmuar nga Qeveria mjaftushëm, që nga vendosja në karantinë vetëm sot kanë arritë disa ndihma nga ministria. 

“Neve si komunë nuk na kanë përkrah asnjëherë edhe kur nuk ka qenë pandemia e as tani, e krejt kjo vjen për shkak të politikës, por ne me kapacitetet tona po mundohemi të menaxhojmë situatën” – ka përfunduar Begaj.  

E se kjo komunë nuk po përkrahet nga Qeveria po mendojnë edhe disa qytetarë të Malishevës.  

Mihane Hoxha për SYRI.net Kosova, thotë se Qeveria nuk ka vullnet për t’i ofruar mbështetje Malishevës për të luftuar pandemin.  

“Qeveria e Kosovës, nuk ka treguar aspakë përkushtim ndaj Malishevës, nuk ka treguar vullnet për t’i ofruar mbështetjen e duhur në luftimin e kësaj pandemie. Krejt çka bëri Qeveria kundrejt Malishevës ishte vendimi për ta futur në karantinim. Gjithsesi, sa i përket respektimit të masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës, mund të them me plotë kuptimin e fjalës që Malisheva i ka respektuar më së shumti krahasuar me qytetet tjera. Numri i madh i të prekurve nuk do të thotë që mungon vetëdijësimi ose neglizhenca nga ana e malishevasve, por sigurisht mostrajtimi i duhur me rastet e para, respektivisht mos izolimi i të kthyerve nga zonat e prekura. Jeta në Malishevë si në çdo qytet tjetër të Kosovës, e ka humbur dinamikën në të gjitha aspektet. Ora policore respektohet n’përgjithësi, përjashtuar individë apo raste të rralla e me të cilat ballafaqohen zyrtarët e rendit, policia”.  

Në Kosovë, deri më tash janë konfirmuar 184 raste pozitive me COVID-19, 30 raste të shëruara, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 5.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco