Reciprocitet tregtar ndaj Serbisë/ Ish-ambasadori amerikan në Beograd i jep të drejtë Kosovës

Reciprocitet tregtar ndaj Serbisë/ Ish-ambasadori amerikan në Beograd i jep të drejtë Kosovës

22:32, 02/04/2020

Në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Michael Polt, Ish-Ambasadori amerikan në Serbi, ka thënë se Kosova ka të drejtë të kërkojë trajtim reciprok tregtar me Serinë.  

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Polt, duke e shpërndarë një artikull të “The New York Times” me titull “SHBA-ja kundërshton ‘barrierat e reja’ ndaj mallrave serbe”, ka kritikuar presionin që Amerika po i bën Kosovës në këtë rast.  

“Nuk ka asnjë arsye që Kosova të mos kërkojë trajtim reciprok tregtar me Serbinë. Presioni i SHBA-së ndaj Kosovës në këtë rast është i gabuar”, ka thënë diplomati Polt, i cili ka qenë ambasador edhe i konfederatës Serbi-Mali i Zi, raporton KOHA.  

 

Qeveria e Kosovës, në një vendim të ditës së djeshme, tha se taksa 100% ndaj mallrave serbe do të hiqet, por do të nis së zbatuari parimi i reciprocitetit me shtetin serb.  

Ndaj këtij vendimi, ka reaguar Administrata e Trumpit, përmes ambasadës së saj në Kosovë, duke e kundërshtuar vendimin si të tillë.  

Ndërkaq, shtetet e BE-së, e edhe Britania e Madhe, e kanë mbështetur vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës, të drejtuar nga Albin Kurti. Ato kanë kërkuar që tashmë të nis dialogu mes dy vendeve.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco